Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Më e rëndë kriza e energjisë, me këtë çmim deri në fund të vitit na duhet 640 milionë dollarë për të mbrojtur familjet dhe biznesin e vogël


Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me furnizuesit e naftës tha se kriza e energjisë është edhe më e rëndë se sa ajo e rritjes së çmimeve të karburanteve e po cilësohet si “pandemia e re”.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria ka vendosur që nga rritja e çmimit të energjisë të mos preken familjet dhe biznesi i vogël. Nëse vazhdon ky çmim energjie, sipas tij deri në fund të vitit i duhen 640 milionë dollarë.

“Rritja e çmimeve filloi të jepte shenjat e para në gjysmën e dytë të vitit të shkuar në të gjithë botën si rezultat i një ringritje të fuqishme ekonomike pas pandemisë dhe për rrjedhojë si rezultat i një kërkese shumë të rritur se oferta.

Disa muaj më parë u shfaqën edhe simptomat e para të krizës energjetike, normal ata që janë më të zëshëm në këtë shoqëri protestojnë për naftën, por më e rënda është kriza e energjisë, e cila po konsiderohet si pandemia e re.

Nëse vjet ishte 52 euro për megavat/orë, në 520 euro për megavat/orë në treg nga ku jemi të detyruar do të importojmë, ne do ta na duhen 640 milionë dollarë ekstra deri në fund të vitit, që është një eurobond për të mbrojtur familjarët dhe biznesin e vogël. Këtë po bën kjo qeveri.

Është për të qarë kur kjo merret si diçka që është e mirëqenë. Ne do preknim pensionistët, fermerët, ata me ndihmë ekonomike, qindra e mijëra njerëz dhe motorin e vetëpunëisimit, biznesin e vogël. Këta ne nuk i prekim për asnjë çmim. Nëse çmimi i energjisë do kthehet aty ku ishte para luftës na duhen 290 milionë ekstra.”- deklaroi Rama.