Ditën e sotme u luajtën 5 sfidat e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Ligës së Evropës, ku nuk munguan surprizat.
Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 0:0 në ndeshjen e parë të fazës 1/8 në Evropa Ligë ndaj Galatasarayt.
Në orën 18:45, Sevija mposhti Uest Hemin, me rezultatin 1-0.
Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi me përmbysje 3-2 përballë Bajern Levekusen.
Në 2 sfidat e tjera, Braga dhe Rejnxhërs, nuk falën në shtëpi duke fituar pastër, respektivisht me rezultatet 2-0 dhe 3-0.