Vendosni fjalën kyçe....

Rama kundërshton propozimet për heqjen e TVSH-së, e provuam me bukën dhe nuk u ul çmimi


Kryeministri Edi Rama në daljen publike të tij ka kundërshtuar propozimet për heqjen e TVSH-së si mënyrë për të ulur çmimet.

Rama tha se ka një shembull me heqjen e TVSH-së së bukës dhe çmimi nuk u ul.

Kam dëgjuar që thonë hiqni TVSH-në! Nuk funksionon kështu. Ne e hoqëm TVSH-në për bukën para shumë kohësh dhe rezultati nuk solli asnjë ulje çmimi. Pse? Sepse si rregull dora e lirë e tregut nuk i lëviz çmimet sipas urdhrave të Qeverisë.

Atëherë mos duhet të rrimë duarkryq? Në asnjë mënyrë jo. Këtu duhet t’ju kthej pak në ditën e tërmetit dhe pandemisë dhe siç i dolëm në mbrojtje dhe familjeve të këtij vendi ashtu do t’i dalim sërish në mbrojtje familjeve të këtij vendi në këtë situatë krize.

Por ama duhet disa orë për t’i bërë gjërat bashkë dhe për të planifikuar disa hapa për të mos thënë nesër që i harxhuam të gjitha fishekët menjëherë. Ne do të njoftojmë si do ta adresojmë këtë problematik të nxehtë.

Si e kuptoj unë detyrën, unë nuk fle edhe kur të gjithë ata që na japin këto recetat e gatshme flenë. Unë njoh aq shumë me detaje realitetin e familjeve në Shqipëri dhe askush nuk mund të më japë mua leksione”-tha Rama.