Vendosni fjalën kyçe....

Kina zbulon mënyrën si të rrisë oriz me ujë deti, studiuesi: E rëndësishme mes krizës botërore


Shkencëtarët kinezë kanë arritur të zhvillojnë një lloj të ri orizi tolerant ndaj alkalit të kripur në rajonet bregdetare ku aktualisht është e pamundur të rriten të korrat. Zhvillimi vjen ndërsa Kina përpiqet të sigurojë furnizime të brendshme me ushqim dhe energji në mes të ngrohjes globale dhe tensioneve gjeopolitike.

“Kina po shikon një metodë tjetër tani, për të zhvilluar lloje drithërash që mund t’i rezistojnë kripës së tokës,” tha për Bloomberg Zhang Zhaoxin, një studiues në Ministrinë e Bujqësisë së vendit.

I njohur si ‘orizi i ujit të detit’” sepse është rritur në tokë të kripur në bregdet, llojet u krijuan nga mbishprehja e një gjeni nga orizi i egër i përzgjedhur. Fushat e provës në Tianjin regjistruan një rendiment prej 4.6 tonë metrikë për hektar vitin e kaluar, më i lartë se mesatarja kombëtare për prodhimin e varieteteve standarde të orizit.

Kina ka studiuar orizin tolerant ndaj kripës të paktën që nga vitet 1950. Hulumtimi është nxitur nga rritja e ujërave bregdetare të vendit më shpejt se mesatarja globale gjatë 40 viteve të fundit. Autoritetet kanë ngritur alarmin për mbështetjen e madhe të Kinës në bregun e saj të gjatë dhe të ulët lindor për prodhimin e grurit.

Ideja e një orizi me ujë deti u sugjerua në vitin 2012 nga shkencëtari bujqësor Yuan Longping, i njohur si ‘babai i orizit hibrid’. Ai tha në një dokumentar të transmetuar në vitin 2020 se ‘Kina mund të ushqejë 80 milionë njerëz më shumë’ me oriz tolerant ndaj kripës.

Qendra kërkimore në Qingdao synon të korrë 30 milionë tonë të korra duke përdorur 6.7 milionë hektarë tokë djerrë. Ekipi hulumtues tha tetorin e kaluar se mund të përmbushë objektivin për të rritur 6.7 milionëë hektarë oriz me ujë deti brenda dhjetë viteve.

“Nëse Kina mund të jetë më e vetë-mjaftueshme në ushqimet bazë, do të ishte një kontribut edhe për sigurinë ushqimore në botë. Sa më pak importe nga Kina, aq më shumë do të kenë vendet e tjera.” – tha Zhang.