Vendosni fjalën kyçe....

Qindra të arrestuar në Moskë në protestën kundër luftës në Ukrainë (Video)


Qindra persona janë arrestuar në Moskë gjatë protestave kundër luftës në Ukrainë.

Qytetarë të shumtë kishin  dalë në rrugë duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej ‘Jo luftës’ e ‘Ukraina nuk është armiku ynë’.

Sipas Ministrisë së Brendshme, për protestën nuk është marrë leje nga organizatorët.

Prej disa ditësh në qytetet kryesore ruse ka pasur disa protesta kundër sulmit ushtarak ndaj Ukrainës, gjatë të cilave ka pasur qindra të arrestuar.