Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas drejtuesin e biçikletës në Elbasan, niset drejt Tiranës në gjendje të rëndë


Një aksident ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në afërsi të kompleksit sportiv.

Një makinë ka përplasur një biçikletë duke lënë si pasojë të plagosur drejtuesin e saj.

“Në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, shtetasi F.A., 49 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur shtetasin P.B., 57 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas dëshmitarëve okularë, drejtuesi i biçikletës është përplasur në pjesën e përparme të autoveturës dhe ka përfunduar jashtë rruge.

I plagosuri fillimisht është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por më pas është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij ishte kritike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *