Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon një video-urimi për “8 Marsin”: Pa gra të forta, nuk ka një Shqipëri të fortë



Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar një video urimi me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në postimin e tij në Facebook, Basha shprehet se pa gra të forta nuk ka një Shqipëri të fortë.

“Pa gra të forta, nuk ka një Shqipëri të fortë dhe më të mirë. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave shqiptare!”- shkruan Bashha krahas videos.

Kujtojmë se kryedem okrati gjendet nën presionin për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve të 6 Marsit, ku PD doli forcë e tretë.