Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Në Shkodër askush nuk e ndal ndryshimin, vota për Bushatin rikthen shpresën


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin përmbyllës në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ftoi qytetarët të votojnë Xhemal Bushatin.

Basha tha se në Shkodër duhet rikthyer shpesa dhe të mblidhet energjia për të çarë rrethimin e së keqes.

“Faleminderit për këtë pritje të veçantë këtu në Shkodër. Para se të shkelja në Shkodër për herë të parë kam lexuar një libër të Marlin Barletit “Rrethimi i Rozafës”. Më la mbresa të jashtëzakonshme. Gjeta një Shkodër nën mjerim, të rrethuar nga terrori pas komunizmit, ndryshe nga Tirana ku isha nisur këtu gjeta edhe shtigjet me të cilat shkodranët kishin çarë rrethimin komunist. Të rrethuar nga uji e kam gjetur vite më vone, të rrethuar nga padrejtësia, varfëria këto 8 vite. Sa herë kam qenë në mesin tuaj kam parë vendosmërinë për të qëndruar për ta plasaritur murin e rrethimit me qëndresën plot shpresë me forcën e bashkimit të shkodranëve kundër të keqes.

Këto zgjedhje, këtë të dielë kujdestarit të fanarit i keni vënë fytyrën e familjarit, guximtarit, Xhamal Bushatit prindit shkodran që pavarësisht këtij rrethimi ku ndodhemi është bërë zëri juaj. Ju ftoj që këtë energji që keni mbledhur ta derdhni vrullshëm, të gjithë bashkë për të çarë rrethimin e të keqes për të rikthyer shpresën te e nesërmja që po vjen dhe askush nuk mund ta ndalë”-deklaroi Basha.