Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky fton Putinin në takim: Ulu me mua, vetëm jo 30 metra larg si me Macronin


Gjatë një konference për mediet, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka ftuar në një takim homologun e tij rus Vladimir Putin, për të biseduar mbi konfliktin mes dy vendeve.

Sipas BBC-së, Zelensky ka thënë se bisedimet e drejtpërdrejta me Putinin janë “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”.

“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë.”- citohet të ketë thënë Zelensky gjatë fjalimit të tij.

Më pas ai ka ftuar Putinin në një takim me fjalët: “Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me Macronin”.

Ai i referohet tryezës së gjatë të bisedimeve mes Putinit dhe Macronit muajin e kaluar, fotot e së cilës u bënë virale në rrjet dhe frymëzuan një sërë memesh.