Vendosni fjalën kyçe....

La Repubblica: Misteri i vilës që u ble nga Volodimir Zelensky 3.8 milionë euro dy vite më parë


Sipas media italiane, La Repubblica, presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky, vendi i të cilit është sulmuar nga ushtria ruse, rezulton se para dy vitesh ka blerë një vilë në bregdetin ligur, në një zonë luksoze e shumë të preferuar për të rinjtë nga Europa lindore, sidomos rusët.

Sipas saj, vila është blerë para dy vitesh po deri tani nuk është banuar kurrë nga shefi i Kievit. Më poshtë është shkrimi  plotë i La Repubblica.

Në Forte dei Marmi ka një turist fantazmë. Është presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky, ai që dy vite më parë bleu një vilë 3.8 milionë euro në zonën e Vittoria Apuana, e preferuara e të rinjve të Europ[ës lindore, veçanërisht rusëve.

Për ironi, një ‘buen retiro’ në strofkën e armikut. Por aty ku flitet ende italishtja: mes atyre që kanë zgjedhur të jetojnë në pjesën e kundërt të lagjes shumë më historike të Romës Perandorake, është edhe tenori i famshëm Andrea Bocelli.

Gjashtë dhoma gjumi, gjithsej 15 dhoma, një pishinë, një kopsht mjaft i zhveshur ku spikasin disa selvi, të fshehura mirë nga sytë kureshtarë falë portave e gardheve, vila në pronësi të Zelensky ka një arkitekturë moderne që është frymëzuar nga shtëpi të mëdha të vjetra në zonë.

Dhe është e gjitha e zhveshur, pothuajse e ashpër. Shumë për çmimin me të cilin e bleu Zelensky, thanë agjentët e pasurive të paluajtshme të Forte kur shitja u bë e njohur.

Po për praninë e Zelensky në Versilia nuk ka siguri. Në fakt, do të ishte me vend të flitej për mungesën e liderit ukrainas. Në fakt, Zelensky nuk do të shfaqej kurrë në zonë: ndoshta për shkak të pandemisë, ose ndoshta sepse ajo shtëpi ishte thjesht një investim.

Ka pasur shumë thashetheme: ka nga ata që betohen se e kanë pikasur të shtrirë nën ombrellën e plazhit Alpemare, një nga objektet më elegante në atë pjesë të Versilias, shumë popullor nga oligarkët rusë, në pronësi të vetë Bocellit. Por në Alpemare ata thonë jo, Zelensky nuk është parë kurrë me të vërtetë.

Me pak fjalë, në ato 15 dhoma ai nuk do të shkelte kurrë. Por ai mund t’ua kishte dhënë me qira familjeve amerikane që mund ta përballojnë çmimin: sepse murmuritjet dhe pëshpëritjet thonë se vila e Zelenskit do të jepej me qira për 12 mijë euro në muaj. Ose se do të ishte nxjerrë tashmë në shitje. Por për momentin nuk ka asnjë konfirmim dhe provë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e La Repubblica