Vendosni fjalën kyçe....

Biden ngatërron Ukrainën me Iranin, zv.presidentja Harris shtang e murmurit pas shpinës së tij (Video)


Presidenti amerikan Joe Biden u kap në një gafë para dy ditësh teksa i drejtohej publikut amerikan lidhur me sulmin rus ndaj Ukrainës.

Gjatë një pjese të fjalimit, kreu i Shtëpisë së Bardhë ngatërron Ukrainën me Iranin teksa thotë: “Putini mund ta rrethojë Kievin me tanke por nuk do i fitojë dot kurrë zemrat dhe shpirtrat e popullit të Iranit.”

Teksa Biden po fliste, pas tij në sfond qëndronin zv.presidentja Kamala Harris dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nansy Pelosi. Harris shtanget nga gafa e Biden dhe ashtu e ngrirë murmurit diçka nëpër dhëmbë.