Vendosni fjalën kyçe....

Katër video makabriteti dhe trishtimi nga lufta në Ukrainë


Jemi në ditën e shtatë që nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Në redaksinë e Hashtag.al kanë mbërritur sot disa video që tregojnë makabritetin e kësaj lufte.

Tre prej këtyre videove shfaqin pamjet nga bombardimet… rrënojat që janë lënë pas, njerëz të lënduar, të vrarë.

Ndërsa videoja e katërt shfaq disa fëmijë ukrainas të terrorizuar të cilët sëbashku luten në një bunker, ku janë mbyllur për t’u mbrojtur nga sulmet.

Pamjet janë dërguar nga një mjek ukrainas, pasi skena e krimit është filmuar pranë spitalit të Kharkivit. Mjeku thotë se bombardimet gjatë natës në Kharkiv nuk kanë të ndalur.