Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Petrit Vasilit: Si Këshilli Bashkiak i Tiranës e kthen ligjin në “Pazar”, ndërtuesit japin lekë në vend të detyrimit për 3% e banesave sociale, SPAK-u të veprojë urgjentisht


Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka denoncuar sot këshillin bashkiak të Tiranës duke thënë se ka kthyer në një “Pazar” të vërtetë përmes një vendimi, ligjin që i detyron ndërtuesit të japin pa pagesë 3% të sipërfaqes së ndërtimit për banesa sociale.

Vasili thotë se në vend që ndërtuesit të japin direkt sipërfaqe banimi për të pastrehët, tanimë mund të paguajnë para për bashkinë… për programin e saj të strehimit.

“Ligji Nr.22 i vitit 2018 detyron ndërtuesit të japin pa pagesë 3% të sipërfaqes së ndërtimit për banesa sociale.

Pra Ligji i detyron qartë dhe prerë që ndërtuesit të japin sipërfaqe banimi dhe jo para’ në mënyrë që të pastrehët të mund të strehohen menjëherë.

Por Bashkia e Tiranës del mbi ligjin dhe e tejkalon atë duke e kthyer në pazar.

Në vend që të marrë sipërfaqet e ndërtimit, siç ligji detyron, Këshilli Bashkiak monist me VENDIM Nr.105 datë 25.10.2019 u lejon bizneseve të japin lekë në vend të sipërfaqeve duke e kthyer në pazar të vërtetë.”- shkruan Vasili.

Më tej nënkryetari i LSI-së shpjegon se pse ky vendim i Këshillit Bashkiak u intereson ndërtuesve.

“Është e qartë që një bisnesmen që ndërton në një zonë ku metri katror shitet 3- 4 mijë euro i intereson të japë lekë dhe jo sipërfaqe sepse konvertimi bëhet me çmimin e referencës që është rreth 1 mijë euro metri katror pra përfitimi është i dukshëm.”- shpjegon Vasili.

Vendimi në fjalë i bashkisë është marrë vetëm një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Vasili i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK-ut “të veprojë urgjentisht pasi shpërdorimi i detyrës është sheshit dhe interesi publik vetëm dëmtohet.”

DEKLARATA E PLOTË E VASILIT

Bashkia dhe Keshilli monist i Tiranes e kthen ne pazar me 3% e banesave sociale!

Ligji Nr.22 i vitit 2018 detyron ndertuesit te japin pa pagese 3% te siperfaqes se ndertimit per banesa sociale.

Pra Ligji i detyron qarte dhe prere qe ndertuesit te japin siperfaqe banimi dhe jo para’ ne menyre qe te pastrehet te mund te strehohen menjehere.

Por Bashkia e Tiranes del mbi ligjin dhe e tejkalon ate duke e kthyer ne pazar.

Ne vend qe te marre siperfaqet e ndertimit, siç ligji detyron, Keshilli Bashkiak monist me VENDIM Nr.105 datë 25.10.2019 u lejon bizneseve te japin lekë ne vend te siperfaqeve duke e kthyer ne pazar te vertete.

Ja cfare thote pika 6 e Vendimi i Keshilit Bashkiak:

“6.Në rast se sipërfaqja takuese në favor të Bashkisë Tiranë sipas parashikimeve të këtij vendimi, ofrohet nga zhvilluesi privat që të paguhet në vlerë leku, konvertimi i sipërfaqes përllogaritet duke shumëzuar sipërfaqen takuese me vlerën e referencës të banesave në zonën për të cilën ka aplikuar për leje ndërtimi, sipas përcaktimit të bërë me udhëzim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Vlera e përfituar shkon në buxhetin e Bashkisë Tiranë në programin e strehimit social”.

Po cfare percakton LIGJI Nr. 22/2018 PËR STREHIMIN SOCIAL.

Ne kete Ligj NENI 19 i tij percakton se:

“1. Çdo subjekt privat që, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3 për qind të sipërfaqes funksionale, me kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik të banesave sociale. Kjo sipërfaqe, në rast pamundësie për t’u dhënë në sipërfaqen ndërtimore të banimit që ndërtohet, mund të jepet në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi. Kontrata që nënshkruhet mes palëve për kalimin e sipërfaqes ndërtimore në favor të fondit publik të banesave sociale, regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.

Pra ligji i miratuar ne Parlament flet qarte vetem per siperfaqe banimi dhe askund nuk flet asgjekundi per pazare me leke.

Bashkia dhe Keshilli monist dalin edhe mbi Parlamentin dhe i deformojne e ndryshojne ligjet sic duan vete.

Kjo nuk eshte më qeverisje lokale, por baderdi mafioze lokale, qe s’pyet per ligj e shtet.

Eshte e qarte qe nje bisnesmen qe nderton ne nje zone ku metri katror shitet 3- 4 mije euro i intereson te jape leke dhe jo siperfaqe sepse konvertimi behet me cmimin e references qe eshte rreth 1 mije euro metri katror pra perfitimi eshte i dukshem.

Pra pazari i Bashkise eshte sheshit dhe ne tejkalim te denueshem te ligjit duke shperdoruar postin ne dem te interesit publik.

Gjithashtu edhe ky Vendim skandaloz i Bashkise u mor vetem mbas nje viti te hyrjes ne fuqi te Ligjit 22/2018.

Po perse u humbi plot nje vit Bashkia dhe Keshilli Bashkiak kur problemi i strehimit eshte me i rendi dhe kur prishjet vazhdonin dhe te pastrehet vetem shtoheshin.

SPAK-u duhet te veproje urgjentisht pasi shperdorimi i detyres eshte sheshit dhe interesi publik vetem demtohet.

vasili