Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina kërkon fshirjen e borxhit të jashtëm 57 miliardë dollarë: Rusia na ka shkaktuar dëme kolosale


Ukraina u ka bërë thirrje organizatave financiare ndërkombëtare që të anulojnë borxhet e jashtme të vendit duke pretenduar shkatërrimin masiv në vend të shkaktuar nga ofensiva ushtarake ruse që filloi të enjten e kaluar.

“Shkalla e shkatërrimit në Ukrainë është kolosale! Në funksion të kësaj, kreditorëve tanë të jashtëm duhet t’u kërkohet të shlyejnë borxhet e Ukrainës. Deri më sot, borxhi i jashtëm është 1.6 trilion hryvnia, ose më shumë se 57 miliardë dollarë. Organizatat financiare ndërkombëtare duhet të rishikojnë politikën e borxhit dhe të zerojnë borxhet e Ukrainës!” – tha kreu i Dhomës së Llogarive të Ukrainës, Valeriy Patskan.

Rusia nisi një operacion ushtarak në Ukrainë të enjten e kaluar. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar vazhdimisht se forcat e saj të armatosura synojnë vetëm infrastrukturën ushtarake dhe trupat ukrainase, jo popullsinë civile.

Megjithatë, shumë shtete perëndimore e kanë akuzuar Moskën për operacionin ushtarak ‘të paprovokuar’ kundër Ukrainës, duke goditur atë me sanksione.