Vendosni fjalën kyçe....

Meta pritet nga presidenti i Azerbajxhanit: Të hiqen vizat për shqiptarët!


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Baku, ku u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, zoti Ilham Aliyev.

Gjatë këtij takikmi, Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe ecurinë e tyre shumë të mirë në vitet e fundit.

Në mënyrë të veçantë, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev i ka dhënë projekteve të gazsjellësve TAP dhe IAP, nëpërmjet të cilave Shqipëria u bë pjesë e rrjetit të rëndësishëm të korridorëve botërore të energjisë.

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, të dy presidentët ndanë mendimin se zbatimi i suksesshëm i projektit TAP hap mundësi të reja bashkëpunimi, duke përfshirë edhe procesin e ardhshëm të gazifikimit të Shqipërisë.

Meta e Aliyev, vlerësuan me shumë interes bashkëpunimin në fushën e turizmit, mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve dhe nxitjen e takimeve mes dhomave përkatëse të tregtisë.

Presidenti shqiptar kërkoi gjithashtu që të shihej mundësia e heqjes së vizave nga Azerbajxhani për qytetarët shqiptarë, duke nënvizuar se kjo do të lehtësonte lëvizjet dhe kontaktet e drejtpërdrejta mes qytetarëve të të dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *