Vendosni fjalën kyçe....

Lufta në Ukrainë, Xhaçka thërret në takim trupin diplomatik: Po shqyrtojmë anulimin e marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve rusë


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka thirrur një takim me trupin diplomatik në Tiranë për informimin e qëndrimit e Shqipërisë ndaj agresionit rus mbi Ukrainën dhe bashkëpunimin në mbështetje të Ukrainës.

Ministrja Olta Xhaçka në fjalën e saj u shpreh se lufta që ka ardhur në Evropë është  e paprovokuar dhe pa asnjë arsye.

Xhaçka tha se Shqipëria është në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën.

Këto janë kohë shumë të vështira dhe shumë sfiduese. Kohë shumë të dhimbshme dhe tragjike gjithashtu që shpresonim se nuk do t’i shihnim më kurrë në kontinentin evropian. Për ne në Ballkanin Perëndimor kjo është veçanërisht e dhimbshme dhe dhimbja e miqve tanë ukrainas krijon një rezonancë në një mënyrë veçanërisht të fortë sepse ne ende i kujtojmë imazhet e tmerrshme nga Bosnja dhe Hercegovina dhe nga Kosova, luftërat e fundit në Evropë siç menduam. Jo vetëm kaq, por si një rajon që është parë prej kohësh nga Rusia si një zonë e pambrojtur nga BE ndaj sulmeve, si një rajon që ka përjetuar ndërhyrjen ruse dhe përpjekjet për të fermentuar tensionet dhe konfliktet, ne ndjehemi të shqetësuar për çfarë po ndodh.

Lufta ka mbërritur në Evropë. Lufta ka mbërritur në Evropë pa arsye racionale. Lufta ka ardhur sepse Rusia, ose më mirë presidenti i saj, dhe lidershipi i saj – aq sa udhëheqja e saj mund të bëjë gjithçka pa e thënë presidenti – vendosën se nuk mund të jetonin me një Ukrainë paqësore dhe demokratike, si fqinjin e tyre dhe ndërmorën një luftë të paligjshme agresioni ndaj një fqinji paqësor në shkelje të hapur të të gjitha ligjeve dhe normave që drejtojnë sjelljen e qytetëruar dhe sistemin e bazuar në rregulla ndërkombëtare. Në të vërtetë, mund të thuhet se dëshira për të shkatërruar sistemin e bazuar në rregulla është një motivues i fortë për Vladimir Putin“, tha Xhaçka. 

Xhaçka vijoi më tej duke thënë se Shqipëria është krah BE dhe SHBA-në në këtë konflikt, duke shtuar se po diskutojnë për sanksionet e vendosura, të cilat janë të karakterit individuale dhe ekonomike.

Diskutojmë mënyrat si të bashkëpunojmë për të rritur përpjekjet tona pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Lufta që ka ardhur në Evropë, e paprovokuar. Shqipëria, në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën. Sanksionet të ndara në dy kategori: ekonomike dhe individuale. Po shqyrtojmë anulimin e marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve rusë. I jemi bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së. Shqipëria iu bashkua masave kufizuese ndaj Bjellorusisë për rolin e saj. Projekt-rezoluta Shqipëri-SHBA në KS, u bashkësponsorizua nga 81 shtete anëtare. Shqipëria është rreshtuar plotësisht me BE kundër Rusisë për cenimin ose kërcënimin e integritetit territorial sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës. Rezoluta po diskutohet me të gjithë botën në Asamblenë e Përgjithshme. Rezoluta është ushtrim që demonstron përkushtimin e botës ndaj Kartës së OKB-së. Kemi bërë gjithçka që mundet, të bashkë eksplorojmë ç’mund të bëjmë më shumë. Ukraina është dëshmi se shqetësimet tona ishin të justifikuara. Kostoja e izolimit është shumë më e lartë se kostoja e integrimit. Të shmangim telashet, urgjente ecja përpara me procesin e integrimit të BP”, tha Xhaçka.