Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorin në Mamurras, humb jetën 23-vjeçari


Në aksident ka ndodhur në aksin  Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti.

Një mjet tip “Nissan” me drejtues shtetasi E.Q është përplasur me motorin me drejtues 23 vjeçarin me iniciale R.P., banues në Mamurras.

I riu ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në  spitalin e Traumës në Tiranë. 

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *