Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi del në fushatë në Lushnjë: Elton Bano meriton mbështetjen tonë


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dalë sot në fushatë për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnjë Elton Bano.

Kryemadhi ka postuar një foto me mbështetës të LSI-së dhe shkruan se Elton Bano meriton fitore dhe mbështetje.

Këtë të dielë, qytetarët e Lushnjës kanë mundësinë e vërtetë për të zgjedhur në drejtimin e Bashkisë djalin e tyre, i cili do të jetë i përkushtuar në përmirësimin e qytetit.

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano meriton mbështetjen tonë dhe fitoren.

Fitorja e Shtëpisë së Lirisë, është triumf i qytetarëve të lirë mbi Rilindjen e varfërisë ekonomike që ka zbrazur vendin nga njerëzit dhe rinia”-shkruan Kryemadhi.