Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj kullës televizive në Kiev, raportohet për 5 të vdekur dhe 5 të plagosur (PAMJET)


Mediet ukrainase raportojnë se sipas të dhënave paraprake, pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit rus pranë Kullës televizive në Kiev.

Sipas Shërbimit të Emergjencave Shtetërore, pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kujtojmë se pak më herët forcat ruse goditën me raketë kullën televizive të Kievit, pranë së cilës ndodhet kompleksi memorial “Babyn Yar”, ku dhjetëra mijëra hebrenj u masakruan gjatë Holokaustit.

Pikërisht në këtë kohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po jepte një intervistë për CNN dhe Reuters.

“Dita e gjashtë e luftës. Ne jemi në punë. Puna në Zyrën e Komandantit Suprem është në ritëm të plotë. Tashmë jemi mësuar duke ndjenjur pothuajse pa fare gjumë. Pikërisht në këtë kohë po zhvillohet një sulm i fuqishëm me raketa në territorin ku ndodhet kompleksi memorial Babi Yar! Këta zuzarë po vrasin viktima të Holokaustit për herë të dytë! Ne e dimë saktësisht se çfarë duam. Ne patjetër do të ngrihemi dhe do të rindërtojmë Ukrainën tonë të dashur.”- shkroi Andriy Yermak, Shefi i Zyrës së Presidentit.

Pas sulmit pranë kullës televizive disa kanaleve shtetërore të Ukrainës iu ndërpre transmetimi.