Vendosni fjalën kyçe....

Faqet e mediave kryesore ruse goditen nga hakerat


Faqet e internetit të disa mediave ruse dhe bjelloruse u vunë në shënjestër të hënën, me faqet kryesore që u zëvendësuan me mesazhin ‘ndalo luftën’. Kolektivi i hakerëve ‘Anonymous’ pretendon se është përgjegjës për sulmin.

Faqet e TASS, Kommersant, RBK, Izvestia, Fontanka, si dhe disa media në Bjellorusi, u vunë në shënjestër dhe u çaktivizuan.

Sulmi vjen pas shpalljes së ‘luftës kibernetike’ kundër Rusisë të bërë nga ‘Anonymous’ më 25 shkurt, një ditë pasi presidenti Putin filloi një sulm ushtarak në Ukrainë.

Në faqet kryesore të faqeve, mund të shihet një mesazh nga Anonymous.

Mesazhi u bën thirrje ‘qytetarëve të dashur’ që ‘të ndalojnë këtë çmenduri’ dhe të mos i dërgojnë ‘bijtë dhe burrat e tyre drejt vdekjes së sigurt’.

Sulmi i së hënës pason sulmin ‘Anonymous’ të 25 shkurtit të disa faqeve të internetit, duke përfshirë RT.com dhe faqet e Kremlinit dhe Dumës.

Kolektivi i hakerëve nuk ka ndonjë hierarki të thjeshtë dhe operacionet e tij kanë qenë të lidhura me një gamë të gjerë çështjesh nga perspektiva të ndryshme politike.

Lista e gjatë e objektivave të mëparshëm të ‘Anonymous’ përfshin faqet e internetit të qeverisë amerikane, CIA-n, Kishën Scientology dhe Fondacionin e Epilepsisë.