Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: “Partia e Bravës” vuri veton kundër LSI-së në Komisionin Hetimor, çfokusoi vëmendjen


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin ‘”5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv se Komisioni Hetimor për Inceneratorët ç’fokusoi vëmendjen e opinionit publik tek korrupsioni që është bërë me këtë aferë

Kryemadhi tha se anëtarët e komisionit Hetimor nuk ishin në gjendje që të argumentonin se ku janë vjedhur 430 mln eurot.

Kryetarja e LSI-së tha se me qëllim iu vu veto LSI-së nga ana e “Partisë së Bravës”, ndërsa shton se ato kishin frikë nga dokumentet që dispononte LSI. Nga ana tjetër, Kryemadhi vlerëson qëndrimin e deputetit të Berishës, Beind Këlliçit, në Komisionin Hetimor ku tha se ai bëri pyetjet më të sakta.

‘Faktikisht komisioni hetimor do të kishte vlerë shumë kohë më para, pro mungesa e dokumentacionit dhe fakteve ishte e pamundur. Erion Veliaj ka marrë përsipër ta paguajë çdo vit për 30 vjet inceneratorin e Tiranës, pa llogaritur depozitimin e dherave. Kjo nuk është kosto pastrimi, kjo është kosto për inceneratorët. Koston e pastrimit e paguajnë qytetarët e Tiranës. Është marrë pa vendim të Këshillit Bashkiak dhe ky është shpërdorim i detyrës. Komisioni Hetimor e mbaroi punën, shfokusoi opinion publik dhe nuk ishin të aftë që të argumentonin se ku janë 430 mln eurot. Sa këto para shkojnë në funksion të pastrimit të qytetit?! Janë ndërtuar kompani fiktive, me një ose më dy persona dhe kanë marrë rreth 4 mln dollarë pa kryer asnjë punim. Eron Veliaj nuk u pyet kurrë për atë që duhet të pyetur, po u munduan për ta mbrojtur Erion Velinë në mënyrë perfekte. Përdorimi i vetos ndaj LSI-së nga partia e ‘Bravës’, në Komisionin Hetimor kishte frikë për shkak të dokumenteve që kishte LSI. Komisioni Hetimor mjafton të ndjekë paranë dhe shkon vetë tek burimi i kësaj çështje. Rama do të rrinte 10 orë nëse nuk do të kishte fitim propagandistik?! Edi Rama kontrollon opozitën në mënyrë perfekte. Deputetët e Berishës bënë pyetjet më të sakta. Në momentin që fliste Këlliçi, vihej në siklet Tabaku.’- tha Kryemadhi.