Vendosni fjalën kyçe....

Raportime për sulm me raketa në periferi të Kievit (VIDEO)


Periferia Troyeshchyna e kryeqytetit të Ukrainës është kthyer në shënjestër të një sulmi me raketa, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës në një postim në aplikacionin “Telegram” e quajti këtë “një goditje të pakuptimtë dhe të pamëshirshme në zonën e banuar të Kievit, Troyeshchyna.”

Videot dhe imazhet e postuara në mediat sociale duket se tregojnë tymin që ngrihet nga pas një ndërtese banimi, e rrethuar nga makina të shkatërruara.