Vendosni fjalën kyçe....

Momenti i pazakontë, kryeministri i Tajlandës spërkat gazetarët me dezinfektant (VIDEO)


Kryeministri tailandez Prayuth Chan-ocha i befasoi gazetarët gjatë një konference për shtyp, kur ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të shmangur pyetjet e tyre.

Kur u pyet për një riorganizim të kabinetit, ai mori një shishe dezinfektanti dhe filloi të spërkaste gazetarët.

Ish-gjenerali i ushtrisë ka qenë në pushtet që nga një grusht shteti ushtarak në vitin 2014 dhe ka një histori të veprimit të diskutueshëm në eventet me shtypin.

Në të kaluarën ai është filmuar në kamera duke goditur një reporter në kokë dhe duke i tërhequr atij veshin, gjithashtu një herë tjetër nxori një karton të madh për të iu përgjigjur pyetjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *