Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky refuzon dialogun me Rusinë: Ne nuk do të flasim në Bjellorusi, zgjidhni vend tjetër që nuk lëshon raketa ndaj nesh


Rusia thotë se një delegacion ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën.

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Megjithatë, ai po e lë të hapur derën për negociata në vende të tjera.

“Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk… qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime.”– tha Zelensky, citon BBC.

Ai vazhdon: “Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavën, Bratislavën, Budapestin, Stambollin, Bakun – ua kemi ofruar rusëve. Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu – në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës.”