Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti ukrainas konfirmon lajmet: Bisedimet do kryhen në kufirin me Bjellorusinë, Lukashenko merr përsipër sigurinë e delegacionit tonë


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një deklaratë pas bisedës së tij me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, që zhvilloi më herët gjatë ditës së sotme.

“Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat.”- thuhet në njoftim, citon BBC.

“Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas.”- vijon njoftimi.

Kujtojmë se më herët Zelensky pati thënë se nuk do ta takonte delegacionin rus në territorin bjellorus sepse pushtimi i Rusisë u nis pjesërisht nga Bjellorusia.