Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët ukrainas krijojnë blloqe në rrugë me thasë të mbushur me rërë (VIDEO)


Një video e postuar në mediat sociale tregon ukrainasit sfidues që këndojnë dhe mbushin me dhjetëra thasë me rërë për të krijuar barriera në rrugë.

“Nuk kam parë kurrë më parë një unitet të tillë. Të gjithë po ngarkojnë, të gjithë po bëjnë më të mirën. Shumë thasë. Lavdi Ukrainës.”– dëgjohet të thotë një burrë, citon BBC.

Turma i përgjigjet atij duke brohoritur: “Lavdi heronjve!” dhe “Lavdi kombit tonë!”

Pamjet nuk janë arritur të verifikohen, megjithëse thuhet se janë filmuar në Kryvyi Rih, vendlindja e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.