Vendosni fjalën kyçe....

Lukashenko i Bjellorusisë paralajmëron Luftën e Tretë Botërore: Po e shtyjnë Rusinë drejt saj


Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka paralajmëruar Perëndimin kundër vendosjes së sanksioneve të ashpra ndaj Moskës, duke thënë se masa të tilla mund ta shtyjnë Rusinë në një ‘luftë të tretë botërore’.

“Tani po flitet shumë kundër sektorit bankar, gazit, naftës, SWIFT. Është më keq se lufta. Kjo po e shtyn Rusinë në një luftë të tretë botërore”, tha Lukashenko të dielën, cituar nga mediat lokale. Ai shtoi se një konflikt bërthamor mund të jetë rezultati përfundimtar.

Sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës, i urdhëruar nga presidenti rus Putin më 24 shkurt, është dënuar nga vendet perëndimore dhe ka shkaktuar një valë të re sanksionesh të ashpra kundër Moskës.

“Këtu duhet të jemi të përmbajtur që të mos futemi në telashe. Sepse lufta bërthamore është fundi i gjithçkaje.” =-theksoi Lukashenko.

Në lëvizjen e fundit kundër Moskës, BE-ja, Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-ja thanë se ‘bankat e zgjedhura ruse’ do të shkëputeshin nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT – një masë për të cilën Rusia e ka paralajmëruar në të kaluarën do të konsiderohej si një deklaratë lufte.

Pavarësisht kërcënimit për masa të mëtejshme, Lukashenko theksoi se Rusia dhe Bjellorusia do t’i ‘mbijetojnë’ çdo sanksioni.

“Ne kemi përvojë. Ne e diskutuam këtë temë me Putinin më shumë se një herë. Ne do të mbijetojmë. Është e pamundur të na vdesin urie”, tha ai.

Moska tha të dielën se Ukraina ka rënë dakord të dërgojë një ekip negociatorësh në Bjellorusi për bisedime mbi përfundimin e konfliktit ushtarak. Bisedimet do të zhvillohen në rajonin Gomel, afër kufijve të Rusisë dhe Ukrainës, tha kryenegociatori rus Vladimir Medinsky.