Vendosni fjalën kyçe....

“Uragani” që po shkakton në opinionin gjerman ora 7.3 mijë euroshe e deputetes


Është vetëm 40 vjeç dhe është deputete në parlamentin gjerman, por ora e saj Rolex ka shkaktuar shumë debate dhe komente fyese ndaj saj. Fjalën e kemi për Sawsan Chebli, me origjinë palestineze, politikane e Partisë Socialdemokrate, e cila është vënë në qendër të kritikave nga kundërshtarët në politikë pasi ka pozuar me një orë Rolex. Ora kushton 7 300 euro dhe kjo ka bërë që deputetja e cila prej dy vitesh është pjesë e Bundestag të mbyllë rrjetin social Facebook. 

Chebli shpjegon se për shkak të shumë mesazheve urryese gjatë fundjavë, ajo nuk pa asnjë mundësi tjetër përveç të ç’aktivizonte llogarinë e saj. Facebook reagoi shumë me vonesë për këto mesazhe, ajo vetë nuk mund ta kontrollonte atë.

Në lidhje me akuzat ndaj saj për jetën e luksit ka reaguar edhe vetë deputetja. “Kur jam rritur me 12 motra e vëllezër në një dhomë e kuzhinë e kam fjetur në dysheme nuk jam ankuar kurrë për të shkuarën time dhe shtetit e politikës nuk i ka interesuar kurrë kjo gjë. Ndaj ju urryes mos më tregoni mua cfarë është varfëria. Meqenëse ora ime qenka bërë problem shtetëror jam gati ta fal atë dhe gjithçka kam’ u shpreh ajo me ironi në Twitter.

Kush është Sawsan Chebli?

Sawsan Chebli ka lindur në 1978 në Berlin, familja jeton në Moabit me ndihmë sociale dhe dhurime ushqimore. Ndërsa babai i saj nuk flet gjermaisht. Sawsan Chebli luftoi për t’u edukuar: mësoi gjermanisht në shkollë, mbaroi shkollën e mesme dhe studioi politikë. Vetëm në moshën 15-vjeçare mori pasaportën gjermane – deri atëherë ajo konsiderohej “pa shtetësi” dhe ishte e frikësuar nga dëbimi.

A do të kemi edhe ne kaq shumë reagim qytetar për veshjet e shtrenjta të politikanëve tanë? A do iu kushtojmë ne rëndësi se nga burojnë këto para që ligjvënësit tanë i shpenzojnë për veshjet të shtrenjta? Duhet të themi se çmimi i orës që ka deputetja gjermane justifikohet me të ardhurat e saj vjetore, por gjithsesi gjermanët e quajnë veshje luksi. Madje ata reagojnë sa e detyrojnë politikanen të japë shpjegime dhe të mbyllë Facebook-un. / Hashtag.al

Burimi: Bild

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *