Vendosni fjalën kyçe....

Rusia mbyll hapësirën ajrore për avionët polakë, çekë dhe bullgarë


Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore të pasagjerëve në pronësi të kompanive me bazë në Poloni, Republikën Çeke dhe Bullgari.

Ky vendim është marrë sot pas ndalimit të tre fluturimeve ruse mbi territorin e këtyre vendeve, duke përmendur konfliktin në Ukrainë, shkruan RT.

Ndalimi hyn në fuqi nga ora 15:00 me orën e Moskës, tha agjencia shtetërore e aviacionit të Rusisë, duke arsyetuar se kjo vjen vetëm si përgjigje ndaj “vendimeve jo miqësore” të ndalimit të tre fluturimeve nga Varshava, Praga dhe Sofja.

Disa vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për transportuesit rusë në solidaritet me Ukrainën. Moska nisi një sulm ushtarak kundër fqinjit të saj herët në mëngjesin e së enjtes, duke pretenduar se ishte e nevojshme të mbroheshin njerëzit në Republikat Popullore të Donetskut dhe Luganskut, por Ukraina thotë se sulmi ishte krejtësisht i paprovokuar.