Vendosni fjalën kyçe....

“OBSH-ja e kontrolluar nga elitat globale do shpallë një tjetër pandemi, të rezistojmë” – Gjeneralët amerikanë në pension bëjnë paralajmërimin


Dy gjeneralë amerikanë në pension, MG Paul Vallely e Thomas McInerney, ngritën shqetësime lidhur me shpalljen e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të lisë së majmunëve si një emergjencë shëndetësore globale, duke pretenduar motive të mundshme të fshehta.

“Besueshmëria e OBSH-së është në pikëpyetje të madhe bazuar në veprimet dhe njoftimet e tyre për Covid-19.” – tha Vallely për The Epoch Times.

“Përcaktimi i rrallë do të thotë që OBSH tani e sheh shpërthimin si një kërcënim mjaft të rëndësishëm për shëndetin global, saqë nevojitet një përgjigje e bashkërenduar ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit dhe përshkallëzimin e mundshëm në një pandemi.” – tha Vallely.

“Kujdes nga kjo organizatë globale e drejtuar politikisht që financohet nga elita globale.”

Lija e majmunëve është një sëmundje që transmetohet kryesisht përmes aktivitetit seksual të meshkujve homoseksualë dhe biseksualë.

“Kam vendosur që shpërthimi global i lisë së majmunëve përfaqëson një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.” – tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë të 23 korrikut.

Ghebreyesus tha se vendimi i tij ishte për shkak të rritjes së rasteve të lisë së majmunëve në botë, që tani janë raportuar në mbi 75 vende dhe territore, me mbi 16,000 infeksione dhe pesë vdekje.

Një raport i publikuar më 23 korrik parashtron arsyet që anëtarët e komitetit kishin pro dhe kundër shpalljes së lisë së majmunëve një emergjencë globale.

“Edhe pse deklarata nuk imponon kërkesa për qeveritë kombëtare, ajo shërben si një thirrje urgjente për veprim. OBSH mund të lëshojë vetëm udhëzime dhe rekomandime për shtetet e saj anëtare, jo urdhra. Vendeve anëtare u kërkohet të raportojnë ngjarje që përbëjnë një kërcënim për shëndetin global.” – tha Vallely.

“Drejtori i OBSH-së Tedros nuk është mjek, ai është një marksist nga Etiopia, i mbështetur totalisht nga Partia Komuniste Kineze. Ai gënjeu për Covid-19 që në fillim për të mbuluar Kinën.” – shtoi Vallely.

McInerney thotë se ata parashikuan që shpallja e një pandemie tjetër do të ndodhte rreth kësaj periudhe të vitit.

“Ata janë pikërisht në kohën e parashikuar prej nesh.” – tha McInerney.

“Ne nuk do jemi në përputhje me udhëzimet e tyre, ne duhet t’i kundërshtojmë karantinat. Tani është koha që Amerika dhe bota dhe ne njerëzit të themi jo! Nëse më mashtron një herë turp për ju, nëse më mashtron dy herë turp për mua!” – bërtiti gjenerali.

Epoch Times iu drejtua OBSH-së për koment.