Vendosni fjalën kyçe....

Kremlimi: Putini urdhëroi trupat të ndalnin sulmin të premten, por Ukraina refuzoi negociatat


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë ka vazhduar pasi udhëheqja e vendit kishte refuzuar të negocionte.

Sipas tij presidenti Vladimir Putin kishte urdhëruar trupat ruse të ndalonin përparimin e tyre të premten, në pritje të një përgjigjeje nga Kievi. Por për shkak të refuzimit të Ukrainës për të vijuar negociatat, ofensiva rifilloi të shtunën, shkruan RT.

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se ishte gati të ulet për bisedime me Rusinë në mënyrë që t’i jepet fund armiqësive midis vendeve. Në të njëjtën ditë, Peskov u tha gazetarëve se Moska ishte e gatshme të zhvillonte bisedime në Minsk, Bjellorusi. Ai më vonë pretendoi se pala ukrainase fillimisht ofroi zhvendosjen e takimit në Varshavë, Poloni, dhe më pas nuk u përgjigj.