Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka: 60 shqiptarë jetojnë në Ukrainë, 5-6 prej tyre duan të kthehen në Shqipëri


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë bashkëbisedimit me mediet deklaroi se rreth 60 shqiptarë jetojnë në Ukrainë ku një komunitet i vogël janë integruar prej kohësh atje.

Ndërsa 11 shqiptarë janë punonjës të OSBE-së dhe janë pjesë e planit të evakuimit.

“Ka një grup të vogël rreth 60 shqiptarë në Ukrainë dhe jemi në komunikim dhe duan të kthehen në Shqipëri janë vetëm 5 ose 6. Shumë pak kanë kërkuar ndihmën e ambasadës tonë për t’u kthyer në Shqipëri dhe ne i kemi sugjeruar rrugën tokësore ku janë në komunikim të vazhdueshme me ambasadën tonë”-tha Xhaçka.