Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Komisioni Hetimor nisi me amnisti ndaj Veliaj e përfundoi me shpëtimin e Bllakos


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar kritikat ndaj Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Ajo e quajti nisjen e seancës së sotme amnistuese për Veliajn dhe shpëtuese për Alqi Bllakon.

Më pas Kryemadhi nxjerr në postimin e saj në rrjetet sociale pagesat e inceneratorëve në formë page për të atin e Alqi Bllakos, i cili rezulton të ketë marrë 1 mln lekë në muaj pagë.

“Komisioni hetimor ditën e sotme, nisi si një seancë amnistuese për Erion Veliaj dhe përfundoi me shpëtimin e deputetit të PS Bllako nga përgjigjet publike për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.

Shikoni tabelën që tregon si babai i deputetit Bllako ka përfituar një pjesë të fitimit nga inceneratorët, si pagë për babain e tij, direkt i punësuar nga inceneratori i Tiranës. Pagë plot 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.

Ky fakt dhe shumë fakte të tjera financiare tronditëse, i kemi vendosur në dispozicion të SPAK për hetimet e tij. Fakte të tjera tronditëse mund të dalin në dritë.

Nesër ndiqni filmin e radhës në Komision, ndërsa prova e vërtetë e integritetit qëndron tek prokurorët e SPAK dhe drejtësia e re. A do të funksionojë ligji kundër pushtetarëve që kërcënojnë qytetarët duke pretenduar se kanë kontrollin e SPAK?

2022 duhet të jetë viti i drejtësisë së vërtetë! Kjo është pritshmëria e çdo shqiptari”-shkruan Kryemadhi.