Vendosni fjalën kyçe....

Alqi Bllako largohet nga Komisioni Hetimor pa dëshmuar


Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është larguar nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët pa iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Bllaku u largua me arsyetimin se duhet të ruajë sekretin hetimor pasi është marrë në pyetje nga SPAK.

Diskutimet:

Alqi Bllako: Zonja Tabaku sapo përmendët konfliktin e rëndë të interesit meqë e përmendët. Më keni akuzuar me pa të drejtë për konflikt interesi dhe unë e bër të qartë që do firmos deklaratën.

Jorida Tabaku: Deklaratë këtu nuk mund të bëni këtu, duhet t’i përgjigjeni pyetjeve

Dhurata Çupi: Jeni ju i bindur që nuk përbën sekret hetimor sqarimi për konfliktin e interest?

Alqi Bllako: Do të doja të më jepni 3 minuta kohë për të folur për konfliktin e interesit

Unë jam sot i angazhuar në politikë dhe kur u angazhova e mora parasysh baltën që mund të hidhej ndaj meje, por familja ime nuk e ka borxh të përbaltet në këët mënyrë. Është përmednur disa herë në ëktë komision. Megjithatë është në diskrecionin tuaj për ta vendosur, ka dhe medium të tjera për ta bërë këtë gjë.

Jorida Tabaku: Zoti bllako nëse doni mund t’ju bëj disa pyetje, deklaratë nuk bëni dot këtu

Alqi Bllako: Atëherë unë po largohem.