Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea fiton ndaj Lille, Juventusi barazon me Villareal


Chelsea ka fituar ndaj, Lille në fazën 1/8 në Liën e Kampionëve.

Me nga një gol për çdo pjesë, kampionët në fuqi shkojnë me një këmbë për kualifikim më tej në fazën tjetër.

Havertz në minutën e 8’ dhe Pulisic në minutën 63‘ i dhanë fitoren “Bluve të Londrës”.

Në sfidën tjetër Juventusi nuk shkoi përtej barazimit me Villareal.

Goli i shënuaë në minutat e para të sfidës nga Vlahovic nuk vlejti për “zonjën e vjetër” pasi Parejo barazoi shifrat në pjesën e dytë në minutën 66. Gjithçka për kualifikimin më tej do vendoset në sfidën e kthimit.