Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet tregu më i madh ushqimor në Pekin, u zbuluan raste të reja me koronavirus


Tregu më i madh ushqimor në Pekin është mbyllur nga autoritetet pas zbulimit të një numri rastesh me COVID-19 mes punëtorëve të tij.

Tregu Xinfadi, në kryeqytetin e Kinës, i cili ka 4000 qiramarrës, u mbyll të shtunën, pas zbulimit të shtatë rasteve në dy ditët e fundit.

Ato përbëjnë rastet e para të konfirmuara zyrtarisht në Pekin në 50 ditë

Tregu dhe rrethina e tij do të dezinfektohen, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Kina ishte burimi i shpërthimit të COVID-19, që u përhap me shpejtësi në të gjithë botën duke vrarë më shumë se 425.000 njerëz dhe duke infektuar miliona të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *