Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr pamjet nga laboratori i ISHP-së ku analizohen tamponët: Punohet me tre turne


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa pamje nga brenda laboratorit të analizave në Institutin e Shëndetit Publik.

Rama shkruan se ekipi i specialistëve që nxjerr rezultatet e tamponëve për Covid-19 punon me tre turne.

Ai thekson se gjithçka bëhet sipas standarteve të Bashkimit të Europian, ndërsa sulmon dhe opozitën. Rama thotë se kushtet në ISHP nuk kanë krahasim të imagjinueshëm me kushtet e disa viteve më parë.

“Në brendësinë e Laboratorit të Testimeve të Institutit të Shëndetit Publik, ku gjithçka është sipas standarteve të Bashkimit të Europian dhe s’ka asnjë krahasim të imagjinueshëm me kushtet e disa viteve më parë, e ku punon me tre turne një ekip fantastik specialistësh të nivelit ndërkombëtar, me një përkushtim të admirueshëm”, shkruan Rama.

Opozita ka akuzuar vazhdimisht qeverinë se përgjigjet e tamponëve vonojnë deri në 5 ditë, ndonjëherë dhe më shumë. Por ministrja Manastirliu është përgjigjur se vonesa në përgjigje vjen për shkak të numrit të lartë të testeve që kryhen. Ajo theksonte se prioritet është saktësia në rezultate, më shumë se shpejtësia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *