Vendosni fjalën kyçe....

A ka lobuar Ahmetaj për Inceneratorin e Elbasanit? Agaçi i përgjigjet Tabakut


Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka dhënë dëshminë e tij në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

I pyetur nëse zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lobuar tek ai për Inceneratorin e Elbasanit, Agaçi tha prerë: “Asnjëherë!”

Pjesë nga diskutimi:

Jorida Tabaku: Z. Agaçi kisha pyetjen e fundit nga ana ime. A ka ardhur ndonjëherë z. Arben Ahmetaj tek ju për të lobuar për këtë konkratë koncesionare apo të tjera kontrata koncesionare për të cilat Këshilli i Ministrave ka marrë disa akte, vendime?

Ëngjëll Agaçi: Asnjëherë!