Vendosni fjalën kyçe....

“Gëzuar presidentët e mëdhenj të SHBA-ve, JO TI” – Supriza e hidhur për Joe Bidenin nga gruaja e muzikantit të njohur (FOTO)


Të hënën amerikanët festuan ditën e Presidentit të tyre. Ditë që Brittany Aldean, bashkëshortja e yllit të muzikës country Jason Aldean, e përdori për t’i bërë një surprizë të hidhur Presidentit Joe Biden.

Në një meme të postuar në “Instagram”, Brittany Aldean shkruan: “Gëzuar Ditën e Presidentit për presidentët kaq të mëdhenj të SHBA-ve”. Në këtë meme tregohen portretet e ish-presidentëve Ronald Reagan, Richard Nixon, Dwight D. Eisenhower dhe Abraham Lincoln. Mes tyre edhe ish-presidenti Donald Trump.

Në meme nuk mungonte fotoja e Presidentit aktual Joe Biden, mirëpo ai shfaqet i veshur me një maskë dhe mbi të ishin shkruar fjalët “JO TI”.

Kjo nuk është hera e parë që Brittany Aldean e kundërshton publikisht Presidentin Biden.

Vitin e kaluar, ajo postoi një foto të fëmijëve të saj të veshur me këmisha anti-Biden ku shkruhej: “Fshihu Biden”. Ajo postoi gjithashtu foto të saj pranë bashkëshortit, e veshur me një këmishë ku shkruhej “Klubi Social Anti-Biden”.