Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në kufi, Rusia pretendon se ka kapur “diversantin ukrainas”


Një ushtar ukrainas i cili dyshohet se po përpiqej të kalonte në Rusi nga ana tjetër e kufirit të përbashkët është kapur dhe po mbahet i burgosur. Sipas RT-së, ky lajm është pohuar nga shefi i forcave të sigurisë së vendit, Alexander Bortnikov.

Duke folur në një takim të këshillit të sigurisë të hënën, drejtori i FSB-së, Alexander Bortnikov tha se dy grupe sabotazhi kishin hyrë në territorin rus nga Republika e vetëshpallur Popullore e Luganskut më herët gjatë ditës.

Ai shtoi se dy grupet ishin shkatërruar “si rezultat i betejës nga rojet tona kufitare dhe ministria ruse e mbrojtjes”. Sipas Bortnikov, situata në kufi tani është stabile dhe nën kontroll.

Më herët këtë të hënnë, Qarku Ushtarak Jugor i Rusisë tha se kishte penguar një grup sabotues dhe rilindës ukrainas të shkelte kufirin e vendit. Pesë nga ushtarët e Kievit u vranë dhe dy automjete luftarake u shkatërruan në përleshje, sipas versionit rus të ngjarjeve.

Ushtria e Ukrainës nga ana tjetër, ka thënë se pretendimet e Moskës për një tentativë ofensive të orkestruar nga diversantë janë të rreme.

Incidenti vjen pasi forcat besnike të rajoneve të shkëputura dhe forcat e Kievit akuzojnë njëra-tjetrën për sulme të rënda përgjatë vijës së kontaktit. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden shprehu shqetësimin javën e kaluar se rritja e luftimeve mund të jetë fillimi i një operacioni nga Rusia, për të krijuar një shkak për të pushtuar Ukrainën.

Kremlini megjithatë, ka mohuar vazhdimisht se ka ndonjë plan për të nisur një sulm dhe presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike të krizës.