Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me 84 kg marijuanë, arrestohen 5 shqiptarë dhe një grek në Athinë


Policia greke ka goditur një grup të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi dukë arrestuar 6 persona, 5 prej tyre shqiptarë.

Sipas informacionit zyrtar nga policia helene, operacioni është zhvilluar në Kipseli dhe në Patisia, Athinë. Policia ka sekuestruar 84 kg e 411 gram marijuanë, një shumë prej 6245 eurosh, 400 lek shqiptare, një automjet, një motor, një peshore, 6 celularë.

Policia greke thotë se ky grup ka arritur të fitojë nga trafikimi i drogës rreth 180.000 euro. Gjatë operacionit janë arrestuar një grek 37 vjeç dhe 5 shqiptarë nga 27 deri në 44 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *