Vendosni fjalën kyçe....

Britania e Madhe thotë se plani i Rusisë për pushtimin e Ukrainës “ka filluar tashmë”


Një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka deklaruar në një konferencë për mediet, se raportet e inteligjencës sugjerojnë se presidenti rus Vladimir Putin synon të nisë një pushtim të Ukrainës.

 “Inteligjenca sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim dhe se plani i Presidentit Putin tashmë ka filluar.”– u tha zëdhënësi gazetarëve, citon BBC.

“Ne po shohim elementët e parë të lojës ruse që do të prisnim t’i shihnim në situata të caktuara, që kanë filluar të shfaqen në kohë reale.”- vijon deklarata.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në mediet perëndimore, është shtuar frika për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia, për shkak të përqendrimit të lartë të forcave ruse pranë kufirit ukrainas.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri thirrje të hënën presidentit rus Vladimir Putin që të “mos luajë me jetët njerëzore” në Ukrainë.