Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i FDA-së zbulon planin e Biden: Do të vaksinojë sa më shumë, industritë farmaceutike na paguajnë qindra milionë dollarë në vit (Video e fshehtë)


Gazeta investigative Project Veritas ka publikuar pamjet e një ekzekutivi të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) duke pretenduar se vaksinat vjetore të Covid-19 janë në rrugë e sipër, edhe për fëmijët nën pesë vjeç.

Në pjesën e parë të një serie videosh të fshehta me dy pjesë, Christopher Cole, një oficer ekzekutiv në FDA dhe kreu i Nismës Kundër Masave, i tha një gazetari të Project Veritas se ai është i përfshirë në ‘procesin e miratimit për vaksinat e ndryshme’ të Covid.

Në videon e publikuar të martën, Cole pretendoi se më shumë hapa janë në pritje për të gjithë dhe pranoi ‘nxitjen me anë të parave’ nga ana e kompanive si Pfizer për të nxitur më shumë vaksinim.

“Do të jetë një burim i përsëritur të ardhurash. Fillimisht mund të mos jetë aq shumë, por do të përsëritet… nëse ata mund të sigurojnë se do vaksinojnë çdo person në një vaksinë vjetore, ky është një kthim i përsëritur i parave që shkojnë në kompaninë e tyre,” tha Cole për prodhuesit e vaksinave. Në një pikë tjetër të filmimit, zyrtari i FDA-së gjithashtu pranoi se vetë kompanitë që FDA rregullon, hedhin ‘pothuajse një miliardë dollarë në vit’ në buxhetin e saj.

Cole tha se edhe fëmijët e vegjël do të përfshihen në këtë kërkesë vjetore të vaksinës, megjithëse ai pranoi se nuk ka pasur testime të mjaftueshme për efektet afatgjata të vaksinave në grupe të ndryshme, duke përfshirë fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna. I pyetur se si e dinte se mund të vinte një urdhër i tillë, ai tha: “Nga gjithçka që kam dëgjuar, FDA do e miratojë atë.”

Vaksina vjetore do të jet ‘ashtu si vaksina kundër gripit’, tha Cole, dhe do të kërkohet teksa efektiviteti i vaksinave ‘ulet’.

FDA lëshoi ​​një deklaratë duke iu përgjigjur videos së Veritas të mërkurën, duke thënë se Cole ‘nuk punon në çështjet e vaksinave’ dhe se ‘nuk përfaqëson pikëpamjet e FDA-së”’.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden nuk ka miratuar një vaksinë vjetore, por Cole tha se presidenti ‘dëshiron të vaksinojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur’. Zyrtarët shëndetësorë të Biden kanë hedhur gjithashtu idenë e vaksinave të rregullta.

Këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci, ka qenë i hapur në bisedimet e fundit për idenë që vaksinat përforcuese të nevojiten rregullisht, megjithëse ai nuk i ka miratuar vaksinat vjetore për të gjithë.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani