Vendosni fjalën kyçe....

Monument Kulture i kategorisë së parë, shembet hyrja e kishës së Shën Marisë në Kolonjë (FOTO)


Shembet hyrja e kishës së Shën Marisë në fshatin Barmash të Kolonjës.

Degradimi i Kishës e cila është Monument Kulture i kategorisë së parë ka filluar prej vitesh dhe konsiderohet thuajse e pamundur rikthimi i kësaj kishe në gjendjen e mëparshme.

Më parë kanë qenë të shembura pjesët murale dhe të çatisë, por tanimë edhe me shembjen e hyrjes, kisha e Shën Mërisë kërkon ndërhyrje nga institucionet për të bërë të mundur shpëtimin e vlerave të këtij objekti.