Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë/ 1 i vdekur dhe 6 të plagosur në Francë


Në Francë një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, përfshirë një oficer policie,  pasi një person i armatosur hapi zjarr kalimtarëve në Bastia. 

Sipas raporteve të para, sulmuesi është një gjahtar i zonës, i moshës  70-vjeçare, motivet e të cilit mbeten të paqarta.

Por ai thuhet se është i njohur për shkaktimin e problemeve në lagjen ku jeton dhe bëhet e ditur se është dënuar më parë nga gjykatat. Ndërkohë policia ka përjashtuar mundësinë se ky mund të ketë qenë një sulm terrorist.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *