Vendosni fjalën kyçe....

Pas 10 orësh negociata në Moskë, Armenia e Azerbajxhani firmosin armëpushimin


Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord të ndërpresin luftimet në Nagorno-Karabakun e diskutueshëm pas bisedimeve maratonë në Moskë, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Armëpushimi do hyjë në fuqi në mesditën e 10 tetorit.

Marrëveshja u arrit në konsultimet trepalëshe që përfshinë ministrat e Jashtëm të dy palëve ndërluftuese, Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe Lavrovin, i cili veproi si ndërmjetës. Negociatat zgjatën rreth 10 orë dhe përfunduan në orët e para të së shtunës me kohën lokale.

Baku dhe Jerevani ranë dakord të pezullojnë të gjitha veprimet ushtarake, duke filluar në mesditën e së shtunës, për arsye ‘humanitare’. Armëpushimi do lejojë që të burgosurit e kapur të shkëmbehen dhe trupat e ushtarëve të rënë në vijën e frontit të shkëmbehen, tha Lavrov për mediat.

Kryqi i Kuq do të ndihmojë në lehtësimin e shkëmbimeve.

Lavrov tregoi se marrëveshja ka për qëllim të shërbejë si një hap i parë për një paqe të qëndrueshme, duke shtuar se palët ndërluftuese do të fillojnë negociatat për ‘arritjen e zgjidhjes paqësore’ të konfliktit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *