Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Kush ka firmosur për inceneratorët do dalë para ligjit, Mërtiri e Zoto përfituan dhjetëra miliona euro pa kryer asnjë punë


Nënkryetarja e PD-së Tabaku ka thënë sot në Kuvend se kryeministri Rama, ministra e ish-ministra si dhe zyrtarë të administratës janë përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Ajo theksoi se kompanitë koncesionare për inceneratorët nuk kanë pasur asnjë lek në llogari dhe asnje ditë përvojë ndërsa kanë vënë si garanci për kreditë në banka inceneratorët.

Tabaku, që është njëherazi kryetar e komisionit hetimor për inceneratorët tha se të gjithë zyrtarët që kanë hedhur firmën në këtë aferë do përgjigjen para ligjit.

“Sot po zbulohet çdo ditë e më shumë se ky është një pastrim i mirëfilltë parash. Nuk është vetëm çështje procedure por edhe zbatimi i saj. Se të gjithë ata që kanë firmosur janë përgjegjës para ligjit. Kushdo që është përfshirë nmë aferën e inceneratorëve do ikin.Kur bëra interpelancën me Damian Gjiknurin para katër vitesh, Rama e mbrojti në mënyrën më të mirë. Por kujdes se dje Edi Rama ju shiti. Dje administratori i inceneratorit të Fierit solli një test Covidi. Do e pyesja dministratorin e inceberatorit të Fietrit si ka mundësi që është aksioner në katër kompani bashkë me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin. Si ka mundësi që shteti nuk di ku shkojnë lekët e qytetarëve, si paguhen ato, kush i merr, çfarë punësh janë kryer. Për inceneratorët nuk ka leje mjedisore. Po kush i jep lejet pa firmën e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. 40 milionë euro u janë paguar kompanive të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. E dini që në inceneratorin e Tiranës janë paguar miliona euro, me lloj-lloj shtesash. Kanë marrë kredi bankare dhe kanë lënë si garanci kontratën koncesionare dhe i kanë zbrazur llogaritë bankare, nuk kanë pasur asnjë lek për të kryer punimet për inceneratorët. Është një skemë mafioze në zbatim të plotë. A e dini që të gjithë zyrtarët shqiptarë janë të gjithë kandidatë për deputet të PS-së.” – tha Tabaku.