Vendosni fjalën kyçe....

Kryepeshkopi kërkon t’i jepet fund rregullave të beqarisë: Ndoshta për disa priftërinj është më mirë të jenë të martuar


Në komentet e publikuara të mërkurën nga Sueddeutsche Zeitung, kardinali Reinhard Marks, kryepeshkopi i Mynihut, tha se nevojitej diskutimi nëse beqaria ishte ende në interesin më të mirë të priftërinjve dhe kishës katolike.

“Për disa priftërinj, do të ishte më mirë nëse do të ishin të martuar, jo vetëm për arsye seksuale, por sepse do të ishte më mirë për jetën e tyre dhe ata nuk do të ishin të vetmuar”, tha Marks për gazetën.

Kardinali gjerman nuk sugjeroi që beqaria duhet të hiqet krejtësisht, por pretendoi se kishte një ‘pikëpyetje’ mbi ‘nëse duhet marrë si parakusht bazë për çdo prift’.

Ai deklaroi se, ndërsa beqaria ka qenë pjesë e priftërisë për shekuj, ai mund të imagjinojë një kohë kur priftërinjtë martohen.

Dioqeza e Marksit u trondit kohët e fundit nga një raport mbi trajtimin e rasteve të abuzimit seksual nga klerikët.

Marks dhe paraardhësit e tij, duke përfshirë Papa Benediktin XVI në pension, u kritikuan për dështimin për të vepruar siç duhet në përgjigje të akuzave të ngritura kundër anëtarëve të kishës.