Vendosni fjalën kyçe....

SHBA bëhet gati të vaksinojë fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç


SHBA po planifikon të prezantojë vaksinat Covid-19 për fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç, sapo të miratohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Plani fillestar është të lëshojë 10 milionë doza të vaksinës të zhvilluar nga Pfizer-BioNTech. Sipas një dokumenti të publikuar online nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nëse miratohet, të gjitha vendet e vaksinimit do mund të marrin dërgesën e parë në datën 21 shkurt.

Takimi midis këshilltarëve të jashtëm me FDA-në për të diskutuar mbi vaksinën Pfizer-BioNTech për autorizimin e përdorimit urgjent do të zhvillohet më 15 shkurt. Nëse ata miratojnë vaksinën për të vetmen grupmoshë në SHBA që nuk e ka bërë ende vaksinën, procesi do nisë brenda një jave.

Dërgesat e dyta dhe të treta të vaksinës për fëmijë janë planifikuar përkatësisht për 23 dhe 25 shkurt, ose afërsisht një javë pas autorizimit të CDC.