Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe


Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe dhe vartësit e tij.

Tre gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni rrëzuan rekursin e Fatos Tushes, si dhe të katër vartësve të tij: Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Bujar Murati.

Kujtojmë se ish-kryebashkiaku arrestua më 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 milonë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Më 28 korrik të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO-së vendosi të linte në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Tushen.